Rreth nesh · Istrefi
Që nga 2019
Tre dyqane mishi, dy në Durrës dhe një në Tiranë. Freski dhe shije në çdo copë.
Freski dhe shije në çdo copë.

Kush jemi
Te ISTREFI, besojmë se cilësia e mirë nis me kujdesin për çdo detaj. Përzgjedhim mishin me vëmendje dhe e përpunojmë me standarde të larta higjiene e sigurie ushqimore, për t’u sjellë klientëve produkte të freskëta, të shijshme dhe të besueshme.
Nga mishi i freskët te suxhuku, sallami, pasterma dhe produktet e tjera artizanale, çdo produkt përgatitet me përkushtim dhe me synimin për të ruajtur shijen që na bashkon rreth tryezës. Në dyqanet dhe ambientet tona të përpunimit, cilësia dhe kënaqësia e klientit janë gjithmonë në qendër.
ISTREFI rritet çdo ditë falë besimit të klientëve tanë. Ne vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, duke sjellë shije të mira dhe produkte cilësore për familjet dhe partnerët tanë.
Freski
Mish i freskët çdo ditë, i prerë para jush.
Prodhimet tona
Suxhuk, pasterma dhe sallam i bëjmë vetë, në punishten tonë.
Halal
Nga ferma te tryeza: mish i freskët dhe i certifikuar halal.
- vjet
- 7
- qytete me dërgesë
- 2
- ditë stazhionim
- 25
- produkte në banak
- 62
Si punojmë
- 1
Ju bëni porosinë
Në faqe ose në telefon: zgjidhni copën, sa e doni dhe si ta presim.
- 2
Ne e presim
E presim, e rrahim ose e grijmë ashtu si e doni.
- 3
E peshojmë
Çmimi i saktë del në peshore: paguani peshën e vërtetë.
- 4
Te dera juaj
Me furgonët tanë, në Durrës dhe në Tiranë.
Si e bëjmë
-
Dhoma e stazhionimit
Fiorentina dhe tomahawk, 25 ditë.
-
Punishtja
Ku mbushen suxhuku dhe sallami.
-
Flota jonë
Për shërbimin tuaj, në Durrës dhe në Tiranë.
Dyqanetju mirëpresim
Banaku sot
-
Mish viçi i freskët çdo ditë 16 produkte -
Të stazhionuara 25 ditë në dhomë 2 produkte -
Prodhimet tona suxhuk, pasterma, sallam 11 produkte -
Për zgarë qebap, qofte, hamburger 3 produkte -
Pulë & qingj zogj, kofshë, fileto 5 produkte -
Të brendshme zemër, mëlçi, plenc 3 produkte -
Bulmet Tepelenë, Sharr, Hasi 9 produkte -
Mrizi i Zanave djathë, reçel, gliko 13 produkte
Gatime shtëpie
Pesë gatime shtëpie dhe mishi që u duhet. Merre me një prekje: shkon drejt e në kutinë tënde.
-
Tavë kosi me mish qingji
Në kuti shkonMish qingji · 1 kg + Salcë kosi dele Tepelenë · 1 kg + Vezë · 6 copë
-
Jufka me zog
Në kuti shkonZog i freskët · 1 kg
-
Gjellë me mish e patate
Në kuti shkonShpatull viçi me kockë · 1 kg
-
Tavë dheu me mëlçi
Në kuti shkonMëlçi viçi · 500 g + Gjalpë · 250 g
-
Ossobuco me lëng
Në kuti shkonMuskul osso bucco · 1 kg
Tre dyqane
Dy në Durrës, një në Tiranë.
-

Tiranë · e reja
Rruga Nikolla Jorga
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë · hapur nga 7 marsi 2026
Çdo ditë 08:00–21:00
Orari sipas Google
-

Durrës
Rruga Aleksandër Goga 187
Spitallë · qendra dhe punishtja jonë
E hënë – e shtunë 08:00–21:00 · E diel 08:00–12:30, 18:00–21:00
Orari sipas Google
-

Durrës
Rruga Andon Naçi
kryqëzimi me Rrugën Kasem Durrësi · hapur nga 14 gushti 2025
Çdo ditë 08:00–21:30
Orari sipas Google
Që nga2019
Freski dhe shije në çdo copë.